Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Botërori 2026/ Edmond Spaho kritika: FIFA po parashikon rrugëtimin e ekipeve. Politika po ndërhyn në futboll

schedule20:13 - 7 Korrik, 2026

schedule 20:13 - 7 Korrik, 2026

Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka lëshuar akuza të forta ndaj FIFA-s, duke deklaruar se ka dyshime që kjo organizatë parashikon rrugëtimin e ekipeve në Botërorin 2026.

Gjatë një interviste në emisionin “Real Story”, ai theksoi se vendimet e diskutueshme në fushë nuk duken më si rastësi, por si ndërhyrje me dashje.

Sipas Spahos, politika ka pasur gjithmonë tendencën për të ndërhyrë te sporti, duke shfrytëzuar popullaritetin e madh të futbollit për interesat e saj..



“Janë disa raste që të bëjnë të dyshosh se FIFA parashikon rrugëtimin e ekipeve. Jo se nuk ka vendime të diskutueshme, por ama ato duhet që t’i lihen rastësisë jo vendimit me dashje. Rregullorja është e tillë që kur del me të kuqe, nuk luan dot ndeshjen pasardhëse.

Gjithmonë politika ka tendencën që të ndërhyjë te sporti. Patjetër do të ndërhysh te FIFA, problemi është se përse cedojnë këto mekanizma dhe pse kaq hapur. Edhe në Shqipëri politika ka ndërhyrë, në vitin 2006 ne u përjashtuam nga UEFA.

Nuk ka pse të habiteni që politika të ndërhyre, përpiqet që të përdore futbollin që është kaq popullor, në funksion të mekanizmave politikë”, tha Spaho.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!