Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Botërori i “aristokratëve”/ Të katër gjysmëfinalistët e kanë fituar të paktën një titull

schedule11:56 - 14 Korrik, 2026

schedule 11:56 - 14 Korrik, 2026

Nuk mund të kishte më bukur se kështu.

Ky Botëror është I treti në histori kur në gjysmëfinale arrijnë skuadra nga më aristokratiket në rruzull, saktësisht të katër ekipe ish-kampione.

Këtë të martë luhet Francë-Spanjë dhe të mërkurën Angli-Argjentinë, në të njëjtën orë, në 21:00, dhe këto kombëtare e kanë ngritur lart kupën Zhyl Rime apo atë të FIFA-s.



Franca është dy herë kampione e botës, Spanja fitoi trofeun në 2010, Anglia në 1966 dhe Argjentina ia ka dalë tri herë, nën udhëheqjen e Kempesit, Maradonës e Mesit.

Vetëm në 1970 në Meksikë e në 1990 në Itali ndodhi kështu, me skuadra si Italia, Gjermania, Brazili, Argjentina, Anglia e Uruguaji.

Jo vetëm kaq.

Në katër më të mirat në Amerikën e Veriut kanë mbërritur edhe 4 skuadrat e para të renditjes së FIFA-s.

Aktualisht, në krye ndodhet Franca, e pas saj Argjentina, Spanja dhe Anglia.

Në nisje të Botërorit, e para ishte Argjentina, e më pas Spanja, Franca dhe Anglia.

Një Kupë Bote vërtet e veçantë të paktën sa I takon “stafit” të pretendentëve që mund të quhen “aristokratë” apo “fisnikëri” e futbollit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!