Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim një person që dyshohet se ka lidhje me vdekjen e Selkie dhe Olsi Hoxhallarit. Nënë e bir u gjetën të djegur në shtëpinë e tyre, por policia ka dyshime të bazuara në prova se ata janë vrarë para se shtëpisë t’i vihej flaka.
Një person është shpallur në kërkim si autor i dyshuar i krimit.
Policia nuk ka dhënë akoma identitetin e tij, por mësohet se ai është banor i zonës, aty ku jetonin edhe viktimat.
Në lagjen “1 Maji”, pranë Pyllit të Sodës në Vlorë.
Ekspertët pretendojnë se mund të gjejnë prova të forta, të cilat tregojnë se fillimisht nënë e bir janë vrarë dhe më pas shtëpisë i është vënë zjarri.
Ata kanë gjetur gjurmë gjaku, si dhe shenja dhune në trupat e pajetë.
Por pavarësisht kësaj, i ndaluar nuk është asnjë i dyshuar.
Kurse për t’u marrë ne pyetje oreve pas ngjarjes policia shoqëroi disa vetë. Me tyre kunata dhe gruaja e viktimës Olsi Hoxhallari. Nuk dihet çfarë policia siguroi prej dy grave, të cilat disa orë më pas u lanë të lira.
Dyshohet që 43 vjeçari ka qenë dhe shënjestra e autorit, kurse trupi i nënës së tij Selkie u gjet shumë pranë të birit.
Paraditen e kësaj të hëne viktimat u përcollën në banesën e fundit, në praninë e një grushti njerëzish.
Për fqinjët e tyre ata ishin njerëz të urtë, punëtore dhe pa konflikte.
Ngjarja ndodhi natën e shkuar. Nusja e viktimës ishte ajo që dëgjoi një zhurmë dhe më pas tym e flakë. Kur zjarrfikëset shkuan në shtëpinë e Hoxhallarëve ata ishin të pajetë dhe të djegur. Ekspertët e hetimit thonë se ka ende punë për të hedhur dritë mbi atë çfarë ndodhi natën e së dielës./abcnews.al
Gazetar i ABC News, Vlorë: Elton Nika