Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Luleshtrydhet e Frakullës “futen” në BE/ Çdo ditë eksportohen 50 ton drejt tregut europian

schedule15:03 - 24 Mars, 2026

schedule 15:03 - 24 Mars, 2026

Piku i sezonit të luleshtrydhes në zonën e Frakullës po shoqërohet me rritje të eksporteve megjithë dëmet e shkaktuara nga përmbytjet e janarit.

Fermerët sqarojnë se në zonat që nuk u prekën nga përmbytjet, prodhimi është i mbarë dhe po eksportohet masivisht drejt vendeve të BE-së dhe Ballkanit.

Të dhënat nga drejtoria e bujqësosë konfirmojnë se ka rritje të eksporteve, por përllogaritjet pritet të bëhen në fund të sezonit. Kjo rritje shpjegohet me përdorimin e instekticideve biologjike që po aplikohet në masë nga fermerët në Frakull. Një metodë më e kushtueshme se ajo tradicionale, por garanton që produktet të mos kthehen mbrapsht në dogana për mbetje të larta pesticidesh.



Ky ishte një sezon i vështirë për fermerët e luleshtrydheve që u prekën nga përmbytjet  e Vjosës. Pothuajse gjysma e sipërfaqes prej 200 ha me sera luleshtrydhesh u dëmtua nga vërshimet e lumit, por ndërkohë, serat në anën tjetër të autostradës Levan-Tepelenë lulezuan edhe falë fidanëve cilësorë, të importuara nga Spanja. Me një çmim prej 3300 lekësh fidani, shpenzimet për mbjellje ishin më të larta, por prodhimi cilësor duket se e ka justifikuar këtë kosto. Piku i prodhimit pritet të shoqërohet edhe me ulje të çmimit në tregun vendas i cili deri disa javë më parë kishte mungesë produkti dhe çmime të larta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!