Shefi i ushtrisë së Mbretërisë së Bashkuar paralajmëron për kërcënimin rus

schedule11:18 - 22 Janar, 2018

schedule 11:18 - 22 Janar, 2018

Kreu i ushtrisë britanike ka kërkuar më shumë investime në departamentin e mbrojtjes në mënyrë që forcat e sigurisë të jenë në gjendje të përballojnë kërcënimin që vjen nga Rusia. Gjenerali Kartër tha se Moska ka përmirësuar aftësinë e saj në luftën kibernetike.

Forcat e armatosura të Mbretërisë së Bashkuar rrezikojnë të kalojnë prapa Rusisë pa investime të mëtejshme. Kjo është konfirmuar nga vetë kreu I ushtrisë Britanike. Gjenerali Sër Nik Kartër tha se aftësia e ushtrisë për t’u përballur me kërcënime “do të zvogëlohet nëse nuk mbahet ritmi I kundërshtarëve”. Fjalimi, i aprovuar nga sekretari I mbrojtjes Gavin Uilliamson, vjen mes spekulimeve për shkurtime të mundshme në mbrojtje.

Paralajmërimi vjen pasi Rusia ka praktikuar simulime të sulmeve përreth Europës veriore. Në fjalim, në Institutin e Shërbimit Mbretëror të Hënën, Gjenerali vendosi në dukje dhe aftësinë e re të Moskës në luftën kibernetike. Ushtria ruse zhvilloi vitin e kaluar stërvitje ushtarake të një shkalle të gjerë, përfshirë sulme të simuluara nga Kaliningradi deri në Lituani.

Gjenerali Karter gjithashtu nënvizon dhe aftësin e Kremlinit për të lëshuar raketa me rreze të gjatë veprimi. Ndërsa Rusia po ndërhynte në Siri, 26 raketa janë lëshuar nga 1500 kilometra distancë. “Kërcënimi potencial ushtarak ndaj Mbretërisë së Bashkuar është tani në portat e Europës”, thotë Gjenerali Karter.

Ndërkohë, vitin e kaluar kryeministrja britanike Tereza Mej nënvizoi se Rusia ka ngritur një fushatë të vazhdueshme të spiunazhit kibernetik dhe përçarjes kundër kombeve të tjera./abcnews.al