Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjermania i “heq” flamurin PD/ Kthupi: Berishës i intereson një bazë e ngurtë dhe e gatshme për protesta të dhunshme

schedule20:30 - 23 Mars, 2026

schedule 20:30 - 23 Mars, 2026

TIRANË– Protestoi me flamuj të Gjermanisë, por Berlini ishte i pari që i dënoi protestën. Gjermania ka reaguar ashpër ndaj dhunës së Sali Berishës dhe mbështetësve të tij ditën e diel, duke i bërë thirrje Partisë Demokratike të divorcohet publikisht nga dhuna.

Deklarata gjermane kundër protestës së dhunshme është një tjetër goditje ndaj selisë blu, e cila përmes Jorida Tabakut dhe ndonjë eurodeputeti gjerman, ishte përpjekur të normalizonte raportet mes Berishës dhe gjermanëve, raporte që tani kthehen sërish në pikën zero.

Analisti Rezart Kthupi, i ftuar në “Real Story” u shpreh se Sali Berishës i intereson vetëm një bazë e vogël në PD, e ngurtë dhe besnike. Sipas tij, Berisha e ka zgjidhur çështjen e rikonfirmimit të tij në krye të Partisë Demokratike.



“Berishës i intereson një bazë e ngurtë, besnike, gjithmonë e gatshme për të shkuar në sakrifica ekstreme, siç është protesta e dhunshme. I duhet  ky grupim.

Berisha e ka mbyllur çështjen e rizgjedhjes së tij në krye të PD.  Strategjia e Berishës ka qenë gjithmonë e njëjte: i duhet një armik i brendshëm.

Berisha nuk lejon ngritjen e individit që konkurron atë. Votat nuk i vjedh Berisha, por votat  i vjedh vetë Paloka. Nëse i heq Palokën, atij i heq Berishën një mekanizëm me të cilën ai mbetet pafundësisht kryetar.

Strukturën e zgjedhjeve nuk e komandon Berisha, e komandon Flamur Noka dhe e zëvendëson me një problem jo besnik i Berishës i ke hequr dhe një mekanizëm tjetër dhe problemi nuk është individi Berisha, problemi është sistemi që Berisha ka brenda PD, që e bën të pamposhtur.

Nëse do kishte kryetar të gjykatës së partisë, ti s’do ta lejojë Berishën të kandidonte, sepse gjykata bën interpretimin e statutit dhe nuk të lejon të kandidosh”, theksoi ai.

Ai theksoi se Berisha frikë nuk ka Salianjin, por nivelet e dyta dhe të treta në Partinë Demokratike.

“Berisha nuk ka frikë Salinaji, por ka frikë një lëvizje, që do ti cenonte nivelet e dyta dhe të treta të partisë, ai është pushteti real i Berishës brenda partisë”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!