Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Madridi është “Real”/ Atletico lufton fort në “Bernabeu”, por vendos ylli Vinicius

schedule12:42 - 23 Mars, 2026

schedule 12:42 - 23 Mars, 2026

Dikur thuhej se futbolli është një lojë ku fitojnë gjithmonë gjermanët. Në Spanjë ndoshta do të thonë se derbi i Madridit është një ndeshje ku fiton thuajse gjithmonë Reali, madje edhe kur Atletiko bën heroizma.

Kështu ndodhi edhe këtë herë në duelin e La Ligës në “Santiago Bernabeu”. Në fushë u dha spektakël, edhe pse “merengesit” janë në pozita më të forta sesa bardhekuqtë, dhe mbajtën të pandryshuar këtë javë diferencën me Barcelonën që kryeson.

Të besuarit e trajnerit Simeone të paktën ngushëllohen se në Champions do të shkojnë edhe sezonin që vjen. Atletiko kaloi në epërsi kundër rrjetës së lojës kur Lokman goditi brenda zonës, por për vendasit mungesën e Kilian Mbapesë e plotësoi Vinisius.



Braziliani shënoi dy gola, të parin me penallti, dhe të dytin shumë të bukur. Federiko Valverde përmbysi rezultatin në 2-1 duke vazhduar serinë e ndeshjeve shumë të mira, por miqtë barazuan me “raketën” e lëshuar nga Molina në 66’.

U desh klasi I brazilianit që të merreshin tri pikët. “Vini na mban në lojë, – pohon e përditshmja “Marka”, – braziliani vendos me dy gola një derbi me shumë intensitet! Atletiko kërkoi penallti!”

E njëjta foto nga gazeta tjetër madrilene, “AS”, me Vinisiusin mbi reklamat: Derbi është gjallë, La Liga është gjallë! Duel fantastik në “Bernabeu”!”

Të dyja skuadrat bënë shumë, dhe Atletiko pati thuajse të njëjtin numër gjuajtjesh si total, ashtu edhe në portë. Reali u ngjit tani në 69 pikë, ndaj 73 të Barcelonës që kryeson La Ligën, ndërsa ka edhe 9 javë deri në fund./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!