Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Kanibali” pogaçar nuk ndalet/ Ylli më i madh i çiklizmit fiton edhe në klasiken Milano-Sanremo

schedule14:03 - 22 Mars, 2026

schedule 14:03 - 22 Mars, 2026

Të pamundurën e bëri të mundur.

Kështu mund të përshkruhet triumfi I madh I Tadej Pogaçarit në Klasiken e parë të vitit në çiklizëm, Milano-Sanremo.

Numri 1 I këtij sporti në botë sot për sot arriti një fitore të jashtëzakonshme në rrugët e Lombardisë, edhe pse u rrëzua, e madje misteri mbeti deri në fund.



Nuk ishin pak, por plot 298 kilometra, dhe po flasim për garën klasike njëditore më të gjatë të çiklizmit.

I mungonte ky titull dhe e arriti, e tani ka 11 suksese në ato që quhen “Monumentet e çiklizmit”.

I mbetet vetëm Paris-Rube në Francë.

Gjithsesi, ëndrra italiane u duk se u shkatërrua kur Pogaçar u rrëzua 32 km para fundit.

U ngrit dhe vazhdoi, e një kampion në këtë sport është I madh, kur ka një skuadër të fortë.

Shokët e ekipit e ndihmuan të dilte sërish në krye, dhe të sulmonte kur mbeshin edhe 24 km.

E ndoqën vetëm I pashmangshmi Van der Pël dhe britaniku Tom Pikok, me të cilin luftoi deri në fund, dhe fituesi I përcaktua me fotofinish.

Milano-Sanremo është një nga konkurrimet më të vjetra të këtij sporti, me edicionin e parë në 1907, dhe është zhvilluar 117 herë deri tani.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!