Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Pogaçar bën sërish ligjin/ Fitorja e dytë në tri etapa në klasiken Vuelta të Spanjës

schedule12:25 - 26 Gusht, 2026

schedule 12:25 - 26 Gusht, 2026

Një vend I vogël ka një kampion kaq të madh. Madje, ka dy.

Tadej Pogaçar dhe Primozh Rogliç janë udhëheqësit e Vueltës së Spanjës, klasikes së tretë më të madhe të çiklizmit në botë.

Kampioni I Turit të Francës padyshim meriton të ndahet veç dhe sërish dha një paraqitje të madhe e dominuese, me fitoren e dytë në tri segmente në rrugë.



Aspak I lodhur pas garës rraskapitëse franceze, numri 1 I botës në çiklizëm fitoi etapën e tretë me diferencë nga rivalët

Ishte një itinerar prej 105 kilometrash në Andorrës, pra në Principatën mes Francës e Spanjës, dhe 26-vjeçari u ndje kaq mirë saqë nisi shkëputjen që 50 kilometra përpara cakut, pra që në gjysmë të rrugës.

Maloret nuk ishin aspak një problem, madje ishin aleatë për njeriun që synon të arrijë lavdinë e një Edi Merksi, e që është padyshim “Kanibali” I epokës sonë.

Ai përshkoi distancën në 2 orë, 40 minuta e 25 sekonda, ndërsa ndjekësit mbetën 2’39” prapa.

Belgu Van Ert është dorëzuar plotësisht, dhe në vendin e dytë është ngjitur përfaqësuesi tjetër I Sllovenisë, Rogliç, me 3’21” vonesë nga lideri, dhe me epërsi 11 sekonda ndaj spanjollit Enrik Mas.

Pogaçar kryeson edhe renditjen me pikë si dhe atë të maloreve, ndërsa skuadra e tij, UAE është e para në renditjen ekipore.

Mbetet të shihet nëse numri 1 I botës do të arrijë apo do të thyejë rekordin e 13 fitoreve të etapave në një edicion të Vueltës, vendosur nga belgu Mertens gati 50 vjet më parë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!