Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Raporti i “Freedom House”: Shqipëria dhe Kosova kanë shënuar rritje të lirive

schedule19:02 - 19 Mars, 2026

schedule 19:02 - 19 Mars, 2026

Shqipëria arrin një tjetër progres sa i përket Raportit të Publikuar nga Freedom House i titulluar “Liria në Botë për vitin 2026” ku vlerësohet niveli i lirive dhe demokracive në vende të ndryshme të botës përfshirë Shqipërinë dhe Kosovës.
Krahasuar me vitin e shkuar, vendi ynë ka bërë progress me një pike duke marrë 69 pikë nga 100 që janë në total, duke ruajtur kështë një status të qëndrueshëm në aspektin demokratik.

Freedom House thekson se Shqipëria  konsiderohet si një vend i lirë, teksa nënvizon se ka një histori zgjedhjesh konkurruese, por vuan nga polarizimi politik dhe dominimi i partive të organizuara rreth figurave kryesore.

Raporti vlerëson se liria fetare dhe ajo e tubimit në përgjithësi respektohen, megjithatë korrupsioni dhe ryshfeti vijojnë të mbeten mbeten probleme serioze. Në këtë drejtim, nënvizohet se qeveria shqiptare ka ndërmarrë hapa për të luftuar korrupsionin, veçanërisht në sistemin gjyqësor.



Edhe Kosova ka pasur progres nga një vit më parë duke u rritur me një pike dhe duke marrë 61 pikë nga 100 në total. FreedomHouse thotë në raportin e saj se Kosova ka organizuar Zgjedhje të menazhuaramirë dhe të besueshme.

Megjithatë, raporti evidenton se shumë institucione publike në Kosovë vijojnë të përballen me korrupsion. Ndërsa nga ana tjetër, theksohet se ka shenja pozitive, pasi një brez i ri politikanësh po përpiqet të luftojë praktikat korruptive përmes reformave në drejtësi dhe administratë.

Raporti “Liria në Botë 2026” nxjerr në pah sfidat e vazhdueshme që të dy vendet përballen në forcimin e institucioneve demokratike dhe luftën kundër korrupsionit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!