Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi ka inspektuar punimet për rehabilitimin e urës së Milotit.
Ura e Milotit është hapur për qarkullimin e automjeteve këtë të enjte.
“Ndodhemi sot në urën e Milotit, që ka një distancë 781 metra. Jemi në vendin ku ka erën më të madhe në të gjithë Shqipërinë. Gjatë vitit të shkuar ne konstatuam që këmbët e kësaj ure kishin probleme me qëndrueshmërinë. U mor vendim i vështirë, ishte sezon veror, por siguria e njerëzve ishte më e rëndësishme se qarkullimi, sepse rrezikohej siguria e këmbëve të urës. Nga dita e sotme e hapim këtë urë për qarkullimin e automjeteve”, tha ndër të tjera ministri Karakaçi, teksa kreu inspktim me kreun e ARRSH, Ami Kozheli.
Dëmtimet në urë u shkaktuan nga erozioni i theksuar dhe shfrytëzimi i pakontrolluar i zhavorrit në shtratin e lumit Mat.
Ndërtimi i urës së re u parashikua nga ARRSH si pjesë e programit “100 Ura”, që u realizua me mbështetjen e Bankës Botërore./abcnews.al


