TIRANË– Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, pas mbledhjes së qeverisë, u shpreh se është arritur një marrëveshje për rindërtimin e xhamisë së Shijakut.
Ai u shpreh se fondet për ndërtimin e xhamisë do sigurohen nga donacionet e vetë besimtarëve.
“Kemi një marrëveshje mes Këshillit të Ministrave dhe Myftinisë së KMSH, për të rindërtuar xhaminë e Shijakut.
Kjo marrëveshje bëhet me fonde donacione nga besimtarët.
Kjo është një simbolikë rastësore e këndshme e fund muajit të Ramazanit”, tha ministri i Infrastrukturës Enea Karakaçi./abcnews.al


