Po jetojnë një moment magjik. Trabzonspori vazhdon me sukseset në Superligën turke, dhe Ernest Muçi me shokë po e shohin shumë pranë kreun e renditjes.
Pas fitores 1-0 në fushën e Ejupsporit, diferenca me Gallatasarajit është vetëm 4 pikë, edhe pse skuadra e madhe e Stambollit ka një ndeshje më shumë për të luajtur. Gjithsesi, Trabzoni po bën të vetën, dhe ylli kuqezi luajti sërish shumë mirë.
Ai ishte protagonist duke vrapuar, pasuar e gjuajtur, duke nisur e vazhduar aksionet, ndonëse këtë herë ka qenë pak më I tërhequr në krahasim me ndeshjet e kaluara.
Goli I vetëm u shënua nga Filipe Augusto në minutën e 66-të. Për Muçin janë 4 ndeshje radhazi në Superligë që as nuk shënon dhe as nuk jep kontribut për golin, edhe pse bilanci këtë sezon mbetet shumë I mirë.
Lojtari I kombëtares shqiptare ka 10 rrjeta e 4 asiste në elitën turke, dhe 13 gola e 8 pasime për gol në të gjithë edicionin.
Trabzonspor mban vendin e tretë me pikë të barabarta me Fenerbahçen, nga 60, në garë për Championsin dhe për titullin.
Gallatasaraj vërtet ka 64 pikë dhe një ndeshje më shumë për të luajtur, por pikërisht një ditë më parë në Champions humbi dy lojtarë të rëndësishëm që u dëmtuan, sulmuesin Osimhen dhe holandezin Noa Lang.


