Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

“Shtesat në buxhet nga TVSH, shkojnë vetëm për pensionistët”/ Rama: Ndotësit më të mëdhenj do të paguajnë më shumë!

schedule13:55 - 18 Mars, 2026

schedule 13:55 - 18 Mars, 2026

“Shtesat në buxhet nga TVSH shkojnë vetëm për pensionistët”, kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi të zhvilluar me furnizuesit e naftës.

Gjithashtu Rama u ndal edhe te çështja e taksës së qarkullimit, duke thënë se se ‘ndotësit më të mëdhenj’ duhet të paguajnë më shumë dhe se në këtë strukturë nuk janë pensionistët.

“Një kategori që do të marrë më shumë sa herë që të jepet mundësia qoftë nga rritja ekonomike mbi parashikimin qoftë edhe nga të ardhura të rritura si pasojë e situatave të tyre dhe kjo kategori është ajo e pensionistëve. Askush tjetër nuk duhet të kërkojë nga buxheti i shtetit asgjë me shumë nga çfarë u takon. Në sektorin publik pagat janë rritur dhe do vazhdojë të rriten. Në sektorin privat pagat rriten në mënyrë të vazhdueshme sidomos për ata që kanë kualifikime, nuk është më pyetje a vjen të punosh me këtë pagë, por tani është sa e do pagën që të vish të punosh. Këtu jemi në këtë fazë të zhvillimit të vendit. Pra përgjigja jonë për çdo orvatje dhe fantazi që çfarë vjen si rritje në buxhetin e shtetit dhe sa i përket komponentit të TVSH në çmimin e karburantit, pra është për qytetarët por për një kategori, për pensionistët. Dhe besoj që ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës do ta strukturojë edhe njëherë.  Dhe tjetra taksa e qarkullimit e vendosur në strukturën e çmimit të karburantit, nuk është problemi se ulet këtu, por problemi është se po iku nga këtu do shkojë diku tjetër”, tha Rama duke shtuar: “Nafta që nxjerrim është e rëndë, që nëse do futej në përpunim do kërkonte një kosto të madhe. Pra nuk arrihet të jetë produkt të përmbushë parametrat e nevojshëm për shkak të përmbajtjes që ka. Ajo është naftë që përdoret për industri dhe asfalt. Kjo është me rëndësi se shumë herë njerëzit lëshohen me përfytyrimet që ne kemi naftën tonë, përse duhet të rriten çmimet…Por deri më sot siç tregoi dhe rasti i Shpiragut, gjeologjia shumë specifike e pamundësojnë nxjerrjen me një kosto shumë të arsyeshme për ta hedhur më pas për tregun.  Ndaj ne jemi të varur si shumë vende të tjera, si shumë vende të tjera nga bursa dhe të prekshëm edhe nga një krizë në një territor shumë larg nëse sepse impaktohet tregu i naftës”.



/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!