Policia e Lezhës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë, ku një efektivi të policisë iu vendos tritol.
Sipas informacioneve në pranga nga rënë Fatjon Rrika, i cili është kapur nga kamerat duke lëvizur me ciklomotorin e tij, me të cilin kishte shkuar për të kryer shpërthimin.
32-vjeçari u arrestua në fshatin Zhejë, Kurbin, teksa drejtonte të njëjtin ciklomotorin, me të cilin dyshohet se kishte shkuar në vendngjarje, ditën e kryerjes së krimit.
Në vijim të operacionit, nisi procedimi penal për babanë e shtetasit e tij, shtetasin 66 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesën e tyre, u gjet një armë gjahu, e cila posedohej pa leje.
Ciklomotori dhe arma e gjahut u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.
Ndërkohë vijon hetimi në drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, për të identifikuar dhe nxjerrë përpara penale, një shtetas që dyshohet se ka bashkëpunuar me 32-vjeçarin, për kryerjen e këtij krimi.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme./abcnews.al/


