Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Humbi vëllanë në masakrën e Gërdecit/ Durda: Shkëlzen Berisha komunikoi me Fatmir Mediun 5 minuta pas shpërthimit

schedule23:48 - 16 Mars, 2026

schedule 23:48 - 16 Mars, 2026

Geraldo Durda, i cili humbi vëllanë në masakrën e Gërdecit më 15 mars 2008, thotë se shpërthimi i ndodhur në fabrikën e demontimit të armëve, është krim shtetëror.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Durda u shpreh se Shkëlzen Berisha, djali i Sali Berishës, i cili ishte kryeministër asokohe, komunikoi me Fatmir Mediun, ministrin e Mbrojtjes, 5 minuta pas shpërthimit në Gërdec.

Durda deklaroi se për këtë ka prova në Gjykatën e Posaçme, ku janë tabulatet telefonike. Sipas Durdës, ka dëshmi të punëtorëve në Gërdec, të cilët thonë se Shkëlzen Berisha është parë në fabrikën e demontimit.



“Tragjedia e Gërdecit është një nga ngjarjet e pazbardhura nga drejtësia shqiptare. Me vite me radhë, familja Durda ka kërkuar që kjo çështje të rihapej. U desh vendimi i Gjykatës në Strasburg për të rihapur këtë çështje. Ajo çfarë ne presim është drejtësi për Gërdecin. Aty vdiqën 26 persona, u hodh një fshat në erë. Kjo është një çështje për të gjithë shoqërinë shqiptare. Është detyrë e institucioneve shtetërore ta zbardhin këtë çështje. Gjykimin dhe hetimin e plotë të ngjarjes së tragjedisë së Gërdecit. Nëse do isha prokuror, do e nxirrja fajtorin. Për mua si familjar, e rëndësishme është që Gërdeci të zbardhet. Se kush është autori, në vitin 2009 do thoja shteti. Sot, në GJKKO kanë prova, kanë dalë tabuleta me djalin e ish kryeministrit Berisha. Ka komunikime me Fatmir Mediun, 5 minuta pasi ka shpërthyer Gërdeci. Janë tabulate telefonike. Gërdeci nuk ka qenë aksident teknologjik, ka qenë krim shtetëror, i organizuar dhe përtej njerëzve që drejtonin institucionet. Ka individë që kanë ushtruar presion, se ku do caktohej vendi i demontimit. Kanë qenë dhe interesa të përfitimit personal. Zoti Berisha nuk duhet të ketë frikë nëse është i pafajshëm. Ka dëshmi të punëtorëve që e kanë parë Shkëlzen Berishën aty, por nuk di ta them. Familja ime ka treguar që nuk është tërhequr nga kjo çështje dhe nuk do tërhiqemi. Në sallën e gjyqit na është drejtuar pushoni, kemi 15 vite që iu dëgjiojmë, nga ish ministri i Mbrojtjes. Nuk na bën më përshtypje. Presim hetim dhe gjykim për Gërdecin. Mjafton që fajtorët të dalin dhe të dënohen”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!