Bujqësia shqiptare po ndjen efektet e para të shtrenjtimit të plehërave kimikë si pasojë e luftës në Lindjen e Mesme.
Çmimi i uresë dhe nitratit është rritur ditët e fundit ndërsa fermerët janë në periudhën kur duhet të plehërojnë tokat e mbjella kryesisht me drith.
Tregtarët thonë se plehërat kimikë vijnë nga Afrika dhe rritja e çmimeve është pasojë e shtrenjtimit të naftës dhe kostove të transportit. Aktualisht, një kuintal ure po shitet me 6500 lekë nga 4500 që shitej disa javë me parë. E njëtja rritje është edhe për plehërat e tjerë kimikë.
Ne myzeqe janë shtuar sipërfaqjet me drithëra, kultura të cilat kërkojnë shërbime intensive dhe plehërim të tokës. Rritja e çmimit si pasojë e luftës ndodhi pikërisht në pranverë, periudha kur fermerët kryejnë shërbimet ndaj tokës dhe të mbjellave./abcnews.al


