“Kosova ka nevojë për unitet”, kështu u shpreh Xhelil Bajrami, këshilltari politik i Ali Ahmetit, në një intervistë në emisionin “Real Story” në Abc News.
Duke folur për vendimin e Gjykatës Speciale, Bajrami tha se pret që çështja të ndryshojë në Apel dhe deklaroi se beson se ish-krerët e UÇK-së do të shpallen të pafajshëm.
Bajrami e cilësoi si të vonuar nismën e PDK-së dhe kërkoi që faktorët politikë në Shqipëri dhe Kosovë të bashkohen në një strukturë të përbashkët.
Ai theksoi se, sipas tij, në këtë moment nuk duhet të ketë përplasje politike apo pazare me çështjen e ish-krerëve të UÇK-së.
Jemi në një moment historik, pavarësia e Kosovës nuk vihet në pikëpyetje fare nga këto gjëra, sepse ajo është e vendosur. UCK nuk është quajtur organizatë kriminale. Ajo që do të doja unë, kishim një fitore të vogël dhe një dhimbje të madhe. Jam i bindur që në Apel liderët do shpallen të pafajshëm Ajo që u fitua fitore ishte shpallja jo organizatë kriminale e UCK. Nismën e PDK e quaj të vonuar. Nga të gjithë faktorët politikë në Shqipëri e Kosovë pres të formoj një këshill koordinues sepse kjo nuk bëhet vetëm me politikë sepse krijohet distancë. Në këto momente historike të Kosovë nuk bëhet pazar me liderët e UÇK, nuk është momenti për të bërë politikë ditore. Thashë që këtu duhet unitet. Sot Kosova gjatë kësaj periudhe ka humbur apo vetvetiu i ka shpallur non grata aleancave të mëdha. Por të mos harrojmë që me Aleanca të mëdha ka fituar në Rambuje, ka fituar pavarësinë”, tha ai.
/abcnews.al/

