Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vendimi i Hagës/ “Serbët e quajnë fitore të madhe”, Bajrami: Gjykata nuk konstatoi krime kundër njerëzimit, njollë e hequr për UÇK

schedule21:22 - 22 Shtator, 2026

schedule 21:22 - 22 Shtator, 2026

Xhelil Bajrami, këshilltari politik i Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me zhvillimet në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Bajrami tha se serbët e quajnë një fitore të madhe dënimin me 81 vite burg të ish krerëve të UÇK, duke theksuar se pretendimet për trajtimin e saj si organizatë përgjegjëse për krime kundër njerëzimit nuk u mbështetën.

Bajrami e konsideron këtë si një “njollë të hequr” ndaj UÇK-së dhe si një zhvillim me rëndësi të veçantë në aspektin e perceptimit të luftës së saj.

“ Serbët e quajnë një fitore të madhe, por duhet të ishin të lumtur, sepse kjo gjykatë, Dhomat në Hagë, vulosën që UÇK nuk ka bërë krime kundër njerëzimit dhe kjo është shumë e rëndësishme, sepse të gjitha dosjet që çoi Serbia dhe Rusia, ku u ngrit kjo gjykatë, donin të dënonin UÇK si një organizatë kundër njerëzimit dhe kjo ra poshtë. Kjo është një njollë e hequr. UÇK u çlirua nga një barrë e madhe.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!