“Ngushtica e Hormuzit është e mbyllur vetëm për anijet që u përkasin armiqve të Iranit dhe aleatëve të tyre”.
Kështu u shpreh ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, sipas mediave shtetërore iraniane, shkruan Sky News.
Araghchi u zotua të sulmojë objektet e kompanive amerikane në rajon nëse shënjestrohet infrastruktura e saj energjetike.
Araghchi shtoi se Irani do të veprojë me kujdes dhe do të shmangë synimin e zonave të populluara.
Më herët, presidenti amerikan, Donald Trump pretendoi se shumë vende do të dërgojnë anije luftarake për të mbajtur të hapur Ngushticën e Hormuzit.
Trump tha se shpreson që Mbretëria e Bashkuar, Kina, Franca, Japonia dhe Koreja e Jugut do të jenë midis vendeve.
Trump theksoi se në një mënyrë ose në një tjetër, së shpejti Ngushtica e Hormuzit do të merret nën kontroll./abcnews.al


