Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Ledion Krisafi deklaroi se kapacitetet ushtarake të Irait janë dobësuar ndjeshëm, ndërsa gjatë ditëve të fundit numri i raketave të lëshuara drejt Israelit ka qenë i vogël dhe shumë prej tyre janë neutralizuar që në Jordani.
Sipas tij, dronët mbeten sfida kryesore, por përqindja e kapjes është shumë e lartë, rreth 98% në Izrael.
Krisafi theksoi gjithashtu se Izraeli ka hapur një front të dytë brenda Iranit duke goditur grupe paramilitare.
“Kapacitetet e tyre kanë rënë shumë dhe gjatë 3–4 ditëve të fundit numri i raketave të Iranit drejt Izraelit ka qenë shumë i vogël, ndërsa gjysma e tyre janë shkatërruar që në Jordani. Problemi kryesor nga Irani janë dronët, por ka një përqindje të lartë të raketave dhe dronëve të kapur nga vendet e Lindjes së Mesme dhe Izraeli. Dronët janë më të vështirë për t’u kapur; në Izrael përqindja e kapjes ka qenë rreth 98 për qind, ndërsa në Emiratet e Bashkuara Arabe rreth 94 për qind.
Irani po ngacmon, por nuk ka kapacitet të shkaktojë shkatërrime të mëdha. Në fillim u goditën disa radarë të rëndësishëm amerikanë, por kjo nuk pati ndikim tek SHBA. Në një luftë të tillë supozohej që Irani të bënte një kundërpërgjigje më të madhe.
Irani po kërcënon më shumë me çështjen e naftës dhe ka edhe një zhvillim tjetër: që prej mbrëmjes së djeshme, dronë nga vetë Teherani po godasin grupet paramilitare iraniane. Izraeli ka hapur një front të dytë brenda Iranit duke sulmuar këto grupe paramilitare dhe duke u dhënë mundësinë të dalin në shesh dhe të marrin kontrollin e tyre.”


