Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Fronti i luftës në Lindjen e Mesme/ Kondi: Erdogan zgjodhi vetëpërmbajtjen dhe durimin pa u përfshirë në konflikt

schedule21:32 - 12 Mars, 2026

schedule 21:32 - 12 Mars, 2026

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Sokol Kondi tha se burimet e inteligjencës nuk e dinë ende se çfarë furnizimesh ilegale mund të marrë Irani përmes anijeve me flamuj të shteteve të tjera apo rrugëve alternative, ndërsa një ndërhyrje tokësore e SHBA është lënë për momentin “stand by”.

Ai theksoi se Recep Tayyip Erdoğan ka treguar mençuri strategjike duke zgjedhur vetëpërmbajtjen dhe durimin, pa u përfshirë në një konflikt që, sipas tij, do të dëmtonte faktorin mysliman dhe do të favorizonte Israel.

“Burimet e inteligjencës nuk e dinë çfarë furnizimesh ilegale mund të marrë Irani nga anije me flamuj të shteteve të tjera apo në rrugë të tjera. Çështja e zbarkimit tokësor të trupave amerikane, apo qoftë edhe përmes kurdëve, është lënë “stand by” për momentin, njësoj si qëndrimi i vendeve të Gjirit.



Ato i kanë rezistuar tundimit të përfshirjes në luftë. Erdogan tregoi një mençuri strategjike dhe se e dinte se kujt i intereson kjo luftë në fund të ditës. Erdogan kishte fjalë kyçe vetëpërmbajtjen dhe durimin dhe se nuk mund të hidhet në aventurizma në dëm të faktorit mysliman dhe në favor të Izraelit dhe planit të tij për të shkuar jashtë kufijve.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!