Lideri i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei ka dhënë mesazhin e parë pasi u zgjodh për të pasur babain e tij Ali Khamenei, i vrarë në ditën e parë të sulmeve izraelito-amerikane.
Ai nuk u shfaq me zë dhe figurë, pas raportimeve se ka mbetur i plagosur gjatë luftës, ndërsa një gazetar në televizionin shtetëror lexoi mesazhin e Mojtaba Khamenei, teksa një foto e tij shfaqej në ekran.
Sulmet ndaj vendeve të rajonit do të vazhdojnë, tha lideri i ri i Iranit, ndërsa shtoi se bazat amerikane në vendet e Gjirit duhet të mbyllen, ndryshe do të jenë në shënjestër.
Mojtaba Khamenei tha se Irani beson në miqësinë me vendet e tjera të Lindjes së Mesme, por theksoi se Teherani do të vazhdojë hakmarrjen.
“Ne u dërgojmë një mesazh udhëheqësve të rajonit dhe theksojmë se do të kemi marrëdhënie të mira me vendet përreth nesh. Por ekzistenca e bazave amerikane në disa nga këto vende dhe përdorimi i këtyre bazave për të sulmuar Iranin nuk i sjell dobi rajonit dhe ato duhet të mbyllen”, tha Mojtaba Khamenei.
Ai konfirmoi se ngushtica e Hormuzit do të mbetet e mbyllur dhe sulmet në një nga rrugët më të rëndësishme tregtare do të vazhdojnë.
Khamenei paralajmëroi se Irani nuk do të përmbahet nga hakmarrja për të vrarët në luftë, sidomos për civilët dhe fëmijët.
Në mesazhin e tij për iranianët, Khamenei kërkoi unitet dhe premtoi dëmshpërblime për të dëmtuarit nga lufta.


