Tirana është transformuar në një destinacion i pëlqyer nga turistët e huaj. Një prej revistave më të njohura në Australi Luxury Travel Magazine I ka kushtuar një artikull të gjatë mundësive për të eksploruar në kryeqytetin shqiptar.
Tirana konsiderohet një qytet i zhurmshëm, kaotik, i lirë dhe, më argëtues se qytetet dyfish më të mëdha që prej dekadash janë pjesë e itinerareve turistike.
Rekomandohet Albanian Night që është një shfaqje kulturore e cila zhvillohet në një shtëpi tradicionale shqiptare të rindërtuar pranë qendrës së qytetit. Pjesa e shfaqjes përfshin valle tradicionale: vallet në rreth, që i kërcejnë të gjithë bashkë, një rikrijim dasme që nuk duket artificial, dhe muzikë live që përfshin edhe Iso-Polifoninë, këngën polifonike shqiptare të njohur nga UNESCO.
Për ata vizitorë që pëlqejnë jetën e natës blloku është vendi ku do të kaloni shumicën e mbrëmjeve, sepse aty janë shumica e bareve dhe kafeneve.
Një vëmendje e veçantë i kushtohet kuzhinës shqiptare e cila vlerësohet e veçantë me shije të larmishme dhe e lire
Revista australiane veçon edhe Malin e Dajtit ku mund të shkosh me teleferik rreth 1,600 metra mbi nivelin e detit dhe ofron pamje të gjithë luginës së Tiranës.


