Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

“Trump, i paqartë në qëndrimet e tij”, Koloneli: 70 për qind e amerikanëve kundër sulmit ndaj Iranit

schedule21:44 - 11 Mars, 2026

schedule 21:44 - 11 Mars, 2026

Kolonel Dede Prenga deklaroi se zhvillimet e fundit në konflikt kanë dalë jashtë skenarëve fillestarë dhe se ndikimi më i madh pritet të ndihet në ekonominë globale, veçanërisht te çmimet e naftës dhe gazit. Ai theksoi se bota mund të përballet së shpejti me rritje të papranueshme çmimesh, ndërsa deklaratat e paqarta të Donald Trump po krijojnë pasiguri për ecurinë e konfliktit.

“Do të jetë e vështirë për paqe dhe, siç po e tregon koha, në këto 12 ditë kemi parë se shumë gjëra kanë dalë jashtë planit, edhe për opsionet dhe skenarët që ishin vendosur. Bota në përgjithësi është mësuar nga praktikat e shpeshta që përdor Trump përmes deklaratave që paqarta, të cilat shpesh nuk përputhen dhe janë të dyzuara me njëra-tjetrën.

Për fatin e konfliktit, ajo që prek më shumë botën është ekonomia, sepse nafta, gazi dhe produktet e lidhura me industrinë e tyre ndikojnë drejtpërdrejt edhe te produktet e tjera. Bota shumë shpejt mund të detyrohet të përballet me një rritje çmimesh që do të jenë të papranueshme. Si do të reagojë bota është mënyra e dytë për të hapur diskutime dhe ndërmjetësime.



Do të jetë e vështirë që koha e mbetur deri në zgjedhje ta stabilizojë Trump dhe të ngrejë imazhin e tij. Premtimet e Trump bota nuk i harron, ndërkohë që rreth 70 për qind e amerikanëve janë kundër sulmeve të tij ndaj Iranit.” 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!