Të paktën 200 shtëpi janë shkatërruar pasi zjarret kanë përfshirë një zonë banimi në qytetin port kilian të Valparaiso në prag të Krishtlindjes.
Qindra zjarrfikës u përpoqën të kontrollojnë flakët që po përhapeshin shumë shpejtë, e cila u përkeqësua nga moti i thatë dhe erërat e forta.
Njësitë ushtarake dhe helikopterët ndihmuan në luftimin e flakëve dhe banorët u evakuuan menjëherë.
Udhëheqësi rajonal i qeverisë Valparaiso Jorge Martinez Duran tha në një konferencë shtypi të mërkurën se besohet se zjarret ishin të qëllimshme.
Ministri i Brendshëm kilian Gonzalo Blumel tha në një postim në Twitter se autoritetet po punonin për të hetuar dhe do të ndëshkohën të gjithë ata që konsiderohen përgjegjës.
Fotografitë tregojnë dhjetëra shtëpi të shkatërruara plotësisht nga flakët dhe banorët që përpiqeshin të shpëtonin çdo send.
E vendosur rreth 70 milje (113 kilometra) në veriperëndim të kryeqytetit Santiago në bregdetin e Kilit, Valparaiso është një destinacion popullor turistik i njohur për shtëpitë shumëngjyrëshe, kodrat idilike dhe qytetin e tij historik të vjetër.
Qyteti është shkatërruar nga zjarret në të kaluarën. Në vitin 2014, të paktën 12 njerëz vdiqën dhe 2.000 shtëpi u shkatërruan kur flakët depërtuan në qytet./abcnews.al