DRAGOSTUNJË- Hapet rruga drejt juglindjes. Ashtu siç u njoftua, në orën 12:00 të mesditës, ka nisur qarkullimi i mjeteve në segmentin provizor Librazhd-Prrenjas.
Segmenti do të funksionojë me sinjalistikë kantieri dhe përkohësisht do të jetë i paasfaltuar deri në stabilizimin e shtresave, pas së cilës do të kryhet asfaltimi përfundimtar.
ARRSH bën thirrje që të gjithë përdoruesit e rrugës si dhe banorët e zonës të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore, për të garantuar një qarkullim të sigurt për të gjithë/abcnews.al


