Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama telefonon presidentin e Emirateve: “Sulmet e Iranit, shkelje e së drejtës ndërkombëtare dhe Kartës së OKB”

schedule15:56 - 2 Mars, 2026

schedule 15:56 - 2 Mars, 2026

Në kulmin e tensioneve në Gjirin Persik, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan.

Mediat lokale raportojnë se kreu i qeverisë shqiptare ka dënuar sulmet iraniane ndaj Emiratëve të Bashkuara Arabe dhe vendeve të tjera të Gjirit, duke nënvizuar se ato përbëjnë shkelje të së drejtësë ndërkombëtare dhe Kartës së OKB-së.

Rama përcolli solidaritetin e popullit shqiptar me atë të Emiratëve të Bashkuara Arabe, për të gjitha masat e ndërmarra deri më tani për mbrotjen e sovranitetit dhe sigurisë.



Dy liderët nënvizuan nevojën për të ndalur përshkallëzimin dhe shmangur zgjerimin e konfliktit që mund ta cojë rajonin në një fazë të rrezikshme paqëndrueshmërie dhe trazirash, me pasoja për paqen dhe sigurinë rajonale, si dhe për interesat globale.

Edhe më heret, kreu I qeverisë shqiptare, i cilësoi sulmet si reflekse të një sistemi të destinuar të dështojë por dhe përpjekje të dëshpëruar për cënimin e stabilitetit në Lindjen e Mesme.

Rama paralajmëroi se Shqipëria do e rendisë Gardën Revolucionare Islamike në Iran, një organizatë terroriste njëjtë si Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërsa I bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të flasë me qartësi dhe unitet.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!