Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Ari i zi” bëhet “flori”/ Nunaj: Edhe Shqipëria do preket nga rritja e çmimit të naftës

schedule14:33 - 2 Mars, 2026

schedule 14:33 - 2 Mars, 2026

TIRANË- Sulmet në Iran dhe përshkallëzimi i konfliktit janë bërë shkak për rritjen e menjëhershme të çmimit të naftës. Në bursë, një fuçi nafte arriti sot rreth 80 dollarë, me një rritje prej 8 për qind.

Irani është një ndër 10 vendet më të mëdha prodhuese të naftës në botë. Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, e cila është një rrugë e rëndësishme transporti ka ndikuar gjithashtu në rritjen e çmimit të arit.

Ekspertja e ekonomisë, Teuta Nunaj, tha se konflikti do të ndikojë në rritjen e çmimit të naftës.



E ftuar në “Money Report”, Nunaj pohoi se mbyllja e ngushticës së Hormuzit do të ndikojë në mënyrë të drejtpërdrejtë në shtrenjtimin e çmimit të naftës si dhe të produkteve të tjera.

Ajo parashikoi se konflikti mund të ndikojë në rritjen e inflacionit, ku për të njëjtën sasi nafte të blerë ë parë, qytetarët do duhet të shpenzojnë më shumë para për ta siguruar atë.

“Çdo konflikt, i cili ka lidhje me burimin kryesor, që në këtë rast është nafta, do japë patjetër efektin në ekonomi. Konfliktet po dëmtojmë ekonominë. Me mbylljen e ngushticës së Hormuzit. Në këtë zonë kalohet 20% e sasisë së naftës.

Kërkesa për naftë është e vazhdueshme dhe nëse vijohet me ketë mbyllje, do të thotë tkurrje oferte dhe një mungesë e produktit në treg. Do rritet çmimi i naftës. Shtrenjtimi i naftës ndikon në rritjen e inflacionit.

Sa më i lartë të jetë ky inflacion, do të thotë se do duhet të shpenzosh më shumë para për të njëjtën sasi. Mbyllja e ngushticës së Hormuzit nuk ka efekte pozitive dhe për ekonominë iraniane.”, u shpreh Nunaj.

Ajo theksoi se në këtë peizazh konflikti do të ndikohet dhe tregu i naftës në Shqipëri.

“Nuk është vetëm çmimi i naftës, por po ndryshon çmimi i naftës në tërësi. Shqipëria nuk është imune ndaj rritjes së çmimit në naftës, në raste se vendet e OPEC, nëse nuk e zëvendësojnë naftën në treg, nuk mund të ketë një stabilizim të çmimit. Shqipëria mund të infektohet. Gjithçka do varet  nga zgjatja e konfliktit”, tha ajo./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!