SPAK kërkon për ish-shefin e rrugores Roven Zeka, dënimin me 4 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar shkon në 2 vite e 8 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar dhe i konvertohet në 3 vite shërbim prove.
Për ish-shefin e hetimit të aksidenteve Sokol Novakun, SPAK kërkoi të njëjtin dënim. Për Bledi Belbën, SPAK kërkon dënimin me 1.6 vite burg, të pezullohet dënimi dhe të konvertohet në shërbim prove.
Ndërsa për oficerin e OPGJ Edison Tabaku, organi i akuzës kërkoi deklarimin e tij fajtor dhe dënimin me 5 vite burg, si dhe uljen e 1/3 së dënimit.
Për Ergest Vrionin i cili i dha një shumë parash Edison Tabakut për të fshehur aksidentin me 5 të plagosur, SPAK kërkoi dënim me 2 vite. Për shkak të gjykimit me procedurë të shkurtuar dënimi të zbresë në 1 vit e 4 muaj dhe të pezullohet, duke e vendosur Vrionin në shërbim prove për këtë periudhë.


