Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mblidhet Këshilli i Mandateve/ Shqyrtohet kërkesa për imunitetin e numrit dy të qeverisë

schedule12:05 - 23 Shkurt, 2026

schedule 12:05 - 23 Shkurt, 2026

Prej mëse dy orën vijon mbledhja e Këshillit të Mandateve, po paraqesin mbrojtjen dy avokatët e saj që kanë kërkuar rrëzimin nga Kuvendi të kërkesës së SPAK.

Avokati i Belinda Ballukut, Ardian Kalia se Prokuroria ka detyrimin që të provojë kushtet që Belinda Balluku po tenton të largohet nga vendi në një kohë kur kërkon zëvendësimin. “Ajo ka zbatuar masën dhe nuk është paraqitur në detyrë. Zonja ka dorëzuar menjëherë çdo dokument personal. Kërkojmë rrëzimin e kërkesës” tha ai.

Mbledhja nisi me debat procedurial pasi PD kërkoi mbledhje të hapur, por ishin vetë prokurorët që kërkuan që mbledhja të mbahet me dyer të mbyllura duke e konsideruar çështjen, sekret hetimor.



Balluku përfaqësohet nga dy avokatet e saj, Pamela Qirko, e motra e saj, dhe Ardian Kalia. Nga ana e SPAK, pjesëmarrës ishin kreu i strukturës së posaçme, Klodian Braho, dhe prokurorët Dritan Prençi dhe Dorina Bejko.

Anëtarët e Këshillit mblidhen për herë të parë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, e cila rrëzoi kërkesën e qeverisë për pezullimin e masës së GJKKO-së që shkarkoi Ballukun nga funksionet publike. Më 6 shkurt, trupa prej 8 anëtarësh e Kushtetueses votoi 4 me 4, duke lënë në fuqi pezullimin nga detyra të zv/kryeministres Balluku. Balluku është në hetim nga SPAK për shkelje të barazisë në tenderin e Tunelit të Llogarasë dhe për disa lote të Unazës së Madhe.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!