Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rusia me sulme të intensifikuara në Ukrainë

schedule10:36 - 22 Shkurt, 2026

schedule 10:36 - 22 Shkurt, 2026

Të paktën një person ka humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga shpërthime që goditën qytetin perëndimor të Lvivit në orët e para të së dielës. Autoritetet e kanë cilësuar ngjarjen si “akt terrorist”.

Sipas zyrës së prokurorit rajonal, shpërthimet ndodhën pasi policia iu përgjigj një telefonate emergjente për një ndërhyrje në një dyqan pranë qendrës së qytetit. Shpërthimi i parë ndodhi pasi forcat e rendit mbërritën në vendngjarje, ndërsa i dyti pas ardhjes së një patrulle tjetër.

Një police 23-vjeçare u vra në sulm, ndërsa një  veturë policie dhe një automjet civil u dëmtuan. Sipas Policisë Kombëtare të Ukrainës, dhjetëra persona mbetën të plagosur. Prokuroria ka nisur hetime për “akt terrorist me pasoja të rënda”, ndërsa rrethanat mbeten ende të paqarta.



Kryetari i bashkisë së Lvivit, Andriy Sadovy, e quajti ngjarjen “një akt terrori”. Deri më tani nuk është bërë e ditur se kush dyshohet për sulmin. Policia ka bërë të ditur se shpërthimet janë shkaktuar nga mjete shpërthyese artizanale, sipas hetimeve paraprake.

Ndërkohë, kryeqyteti i Ukrainës, Kievi, u godit gjatë natës deri të dielën nga sulme të kombinuara me raketa dhe dronë. Shpërthime u dëgjuan në qytet pas një alarmi për raketa balistike.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!