Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Moti i keq në vend/ ARRSH: Rënie ortekësh në Qafë Thore, bllokohet qarkullimi

schedule10:11 - 20 Shkurt, 2026

schedule 10:11 - 20 Shkurt, 2026

SHQIPËRI- Në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje shiu në të gjithë vendin, duke sjellë rënie gurësh e inertesh në trup të rrugës si në Lukovë-Shenvasil, por pa penguar qarkullimin e mjeteve.

Reshje dëbore ka pasur vetëm në Boboshticë-Dardhë, Bogë-Theth.

Sipas ARRSH, aktualisht në zonën e tuneleve, në Qafë Thore, si rrjedhojë e sasisë së madhe të dëborës së rënë, si dhe nga rritja e temperaturave që rezultojnë të jenë aktualisht 0°C, ka aktivizim të rënies së ortekëve duke bllokuar qarkullimin.



Drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit për shkak të lagështisë në rrugë, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë për në zonat malore me prezencë dëbore/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!