Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në fjalën e tij përfundimtare në Hagë tha se ZPS-ja nuk ka asnjë provë që tregon se ai ka kryer ndonjë krim.
Ai theksoi se nuk u provua asnjë veprim nga ana e tij. Në fund të fjalës së tij Kadri Veseli uroi edhe Pavarësinë e Kosovës.
“Nuk është provuar asnjë veprim i kundërligjshëm nga ana ime. Kjo është fakt,. Sa i përket pjesëmarrjes time në luftë, nuk lindi për dëshirën për konflikt. Kam qenë student kur u shfuqizua autonomia e Kosovës dhe universiteti u sulmua nga forcat serbe. Autonomia e Kosovës u hoq, ne studentët u përjashtuan nga fakultetet. Populli u privua nga mundësia për të jetuar si qytetar të lirë e të barabartë. Serbia Sllobondan Milloshevic kërkonin kontroll dhe kjo coi drejt shkatërrimit. Në 1990 jam larguar nga Kosova ka qenë e detyruar. Por ndërsa unë jetoja në një vend të lirë, vendi im po përjetonte vuajte të thella. Pas marrëveshjes së Dejtonit shqiptarët kanë mbetur të papërfaqësuar, nuk mund të jetonin lirshëm… Masakra e Likoshanit, tragjedia në Prekaz nuk ka qenë akti i izoluar…Akte të tilla terrori tejkaluan frikën …Masakrat si në Srebrenicë po ndodhnin edhe në Kosovë. Nuk mund të qëndroja indiferent, ndaj jam kthyer në Kosovë. Ndjeva detyrim moral , nuk mund të qëndroja indiferent ndaj vuajtje të popullit timë”, ka thënë mes të tjerash ai.
Gjithsesi shtoi se paqja është treguar se nuk arrihet lehtë, dhe për ta ruajtur atë bëhet edhe më e vështirë.
“Ajo që duhet të mbizotërojë nga Gjykata është drejtësia dhe paanshmëria dhe realiteti mbi të cilin kemi vepruar ne. E vërteta nuk ka arsye të ketë frikë nga drejtësia. Drejtësia mund të vonohet por nuk mohohet kurrë. Ndërgjegjja ime është e pastër, historia ime është transparente”, tha ai.


