Në Spanjë janë krijuar shumë polemika në lidhje me përdorimin e VAR-it. Barcelona u ankua për një penallti të munguar në ndeshjen jashtë fushe kundër Real Sociedad (2-2), ndërsa më pas ishte radha e Real Madrid për t’u ankuar.
“Los Blancos” kanë rezerva në lidhje me “El Clasicon” kundër ekipit katalanas. Një kritikë për emrat e mëdhenj të futbollit spanjoll ka bërë Vicente Del Bosque. Ish-trajneri i Real Madrid dhe kombëtares spanjolle, komenton për Radio Marca se Barcelona dhe Real Madrid duhet të mos merren me teknologjinë.
“Askush nuk duhet të ankohet nga VAR-i. E dini pse? Sepse një herë favorizohen dhe një ndeshje tjetër e pësojnë nga teknologjia. Në veçanti, klubet e mëdha në Spanjë duhet ta mbyllin gojën dhe të japin një shembull të mirë për skuadrat e tjera se si të sillen ndaj arbitrave“, thekson Vicente Del Bosque. /abcnews.al