Qeveria miratoi në mbledhjen e sotme projektligjin për amnistinë që do duhet të kalojë në parlament për tu bërë i zbatueshëm. Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj tha se “kemi patur në fokus gratë dhe të miturit e dënuar”.
Kësisoj nga aministia do të përfitojnë gjysma e grave të dënuara. Ajo tha se aktualisht janë në burg 56 gra, dhe gjysma e tyre (28) do të dalin menjehere sapo të miratohet ligji nga parlamenti.
Po kështu 28 gra te tjera që mbeten në qeli do përfitojnë 1/3 ulje dënimi. Sakaq pritet të lirohen edhe 4 të dënuar të mitur, dhe dy të tjere perfitojne 1/3 ulje dënimi.
Ministrja Gjonaj tha se nga amnistia do të përfitojnë edhe një numër i konsiderueshëm burrash.
“Përfitojnë ata burra që janë të dënuar deri ne 2 vite burg, ose që ju kanë mbetur për të vuajtur edhe 2 vjet burg, si dhe burrat mbi 60 vjeç që s’janë dënuar për vepra të rënda penale.
“Tashmë besojmë se edhe Kuvendi do të jetë dakord me Qeverinë, në mënyrë që dita kur këta persona të lirohen të jetë e afërt”, tha Gjonaj. /abcnews.al