Këngëtari i njohur Aleksandër Gjoka është lënë i lirë nga gjykata 24 orë pas ndalimit nga policia. Togat e zeza caktuan për të masën e sigurisë detyrim paraqitje pranë policisë gjyqësore. Këngëtari akuzohet për “Drejtim automjeti në mënyrë të parregullt” . Gjoka u ndalua ne rrugën “Sotir Caci” ne Tirane pak pas mesnatës mes së djelës dhe së hënës.
Mësohet se këngëtari është ndaluar nga policia pasi levizte me shpejtësi të lartë. Më pas Policia konstatoi se drejtonte automjetin në gjendje të dehur. Kjo ka detyruar efektivet e komisariatit 4 të therrasin kolegët e policisë rrugore për veprime të mëtejshme. Pas testimit me aparat “Drager”, nga shërbimet e Policisë Rrugore rezultoi se Gjoka drejtonte mjetin ndërsa kishte nivelin e alkoolit në masen 0.66 miligram për liter, mbi normen e lejuar qe eshte 0.5 mg/l.
Prokurorja Elsa Kareci ka kërkuar që për Aleksandër Gjokën të caktohet masa e sigurisë “detyrim praqitje”. Kete mase sigurise vendosi edhe gjyqtari Arben Micko.
Kontrollet nga ana e uniformave blu janë më të rrepta në fundjavë kur njerezit festojne dhe konsumojnë alkol.
/abcnews.al



