Sokol Daci mbeti i plagosur pas të shtënave me armë në drejtim të berberhanes së tij. Pas plagëve të marra Daci u transportua te Trauma.
Në ambientet e berberhanes në momentin e të shtënave në berberhane, ndodhej edhe një efektiv policie për t’u qethur dhe ka qenë civil, por i është kundërpërgjigjur autorëve që qëlluan me armë.
Mësohet se në dëshminë e tij të dhënë, ai a deklaruar se “ka qëlluar në drejtim të autorëve për t’i neutralizuar”.
Megjithatë ende nuk dihet se kush ka qenë objektivi i këtij atentati. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.
/abcnews.al/


