Policia e Tiranës ka arrestuar tre shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, dy prej të cilëve të dënuar për plagosje të rëndë me dashje.
Mes të arrestuarve është 31 vjeçari Maren Hoxha, i dënuar nga Gjykata e Tiranës me 4 vite e 6 muaj burgim për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”. Atij i kanë mbetur për të vuajtur 1 vit e 2 muaj e 22 ditë burgim.
Po ashtu në pranga u vu dhe Edi Fasho 29 vjeç, i dënuar nga Gjykata e Apelit me 4 vite e 6 muaj burgim për të njëjtën vepër penale. Nga ky dënim, atij i kanë mbetur për të vuajtur 1 vit e 8 muaj e 22 ditë burgim.
Personi i tretë, i cili u arrestua nga Policia e Tiranës është 35 vjeçari Klaudio Dhama. Ndaj tij Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje, e kryer në bashkëpunim” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Ai iu dorëzua Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme procedurale.


