Mesfushori i Teutës, Sherif Kallaku, është i ftuar në “Peessing”, në ABC News. Lojtari i durrsakëve është një nga pikat e forta të trajnerit Edi Martini, por dhe një nga “xhevahirët” e kampionatit shqiptar.
I riu ka komentuar kampionatin e Teutës dhe mendon se skuadra e tij mund të bënte më mirë nën drejtimin e Bledi Shkëmbit, duke humbur pikë me rivalë të kalueshëm në letër.
“Kukësi është skuadra për t’u mundur, por dhe Tirana ka treguar formë të mirë. Ne jemi ekip shumë i fortë, por duhet të kishim më shumë pikë. Kemi bërë gabime me skuadra që janë të lehta në letër. Shpresojmë të rikuperojmë në ndeshjet e tjera”.
KUKËSI SULMI MË I MIRË ? – “Është e vërtetë, kjo dallohet nga golat e shumtë. Janë shumë mirë në aspektin sulmues, por kanë probleme në aspektin mbrojtës, pasi janë një ekip që qëndrojnë shumë lartë në fushë. Dy lojtarët e krahut, Gavazaj dhe Abazaj janë shumë të vështirë për t’u markuar”. /abcnews.al