150 milionë euro fonde nga buxheti i vitit të kaluar do të kalojnë në fondin e veçantë për skemën e pensioneve.
Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka prezantuar në Kuvend detaje nga akti normativ për ndryshime të Buxhetit të vitit 2025 ndërsa theksoi se çdo lek që nuk është shpenzuar nga institucionet gjatë vitit të kaluar, do të kalojë në llogarinë e pensioneve.
“Mbështetja buxhetore për familjet me ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuar për vitin 2025 arrin në 256 milionë euro, përfshirë fondin për bonusin e fundvitit. Ndërsa fondi për pensionistët, që përfshin indeksimin dhe bonusin, është rreth 11,8 miliardë lekë. Me anë të këtij akti normativ ne synojmë mbajtjen të pandryshuar të totalit të të ardhurave buxhetore, rishpërndarjen e rreth 30 miliardë lekëve kursime të evidentuara për realizim sa më të plotë të shpenzimeve publike” tha Malaj.
Kreu i financave tha se ky akt normativ adreson nevojën e mbështetjes së 148 mijë personave siç janë familjet me ndihmë ekonomike dhe mbështetjen e personave me aftësi të kufizuar.
Më shumë fonde janë shtuar edhe për bujqësinë e shëndetësinë si dhe 1.2 mld lekë shtesë për pushtetin vendor për të shlyer borxhet e prapambetura./abcnews.al


