Futbolli është sport i detajeve. E vërtetë që Juventus arriti një rezultat të lavdishëm ndaj Napolit kampion në Serinë A, një fitore 3-0 në Torino, por po aq e vërtetë që në rezultatin 1-0 pati një moment të dyshimtë, madje pak si shumë.
Në një ndeshje të dominuar taktikisht dhe si vullnet nga “Zonja e Vjetër”, dhe ku triumfi erdhi me golat e shënuar nga David, Jildiz, dhe Kostiç, napolitanët mund të kishin marrë më shumë nëse do të kishin pasur fatin me vete.
Po ashtu edhe arbitrin Mariano dhe VAR-in.
Në fund të pjesës së parë, në shifrat 1-0, Bremer ndalon në zonë sulmuesin mik, Hojlund, i cili u rrëzua, por arbitri bëri shenjë që loja të vazhdonte.
As VAR-i nuk ndërhyri, dhe “La Gazeta delo Sport” thekson pikërisht se dyshimet ishin të mëdha.
“Il Korriere delo Sport” nuk ka dyshime: Fillimisht Hojlund, pastaj Vergara, pse ishin dy penallti për Napolin! Të besuarit e Kontes pretendojnë me të drejtë!”
Konte protestoi, por asgjë nuk ndryshoi dhe Juvja u tregua më konkrete dhe me më shumë dëshirë duke marrë tri pikët.
Napoli mbajti më shumë topin, 59 për qind, por pati vetëm një gjuajtje në kuadrat ndaj 6 të vendasve.
Diferencë me të vërtetë e madhe.
Trajneri Luçiano Spaleti nuk deshi të fliste për episodin e penalltisë, dhe deklaroi se fitorja ishte e merituar, por ndeshja ishte e hapur deri në fund.
Me këtë sukses, Juvja është në vend të pestë në Serinë A, vetëm 1 pikë prapa napolitanëve, pra pranë zonës Champions, ndonëse Interi kryesues duket larg./abcnews.al


