Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Ecuria e ekonomisë/ Ministrja Ibrahimaj: Eksportet në total janë rritur me 6.26 për qind

schedule12:28 - 23 Janar, 2026

schedule 12:28 - 23 Janar, 2026

TIRANË– Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj u shpreh se niveli i eksperteve totale përgjatë nëntëmujorit të parë të vitit 2025 është rritur me 6.26 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ajo theksoi se pjesën e luanit në nivelin e eksporteve e zënë shërbimet, të cilat sipas përllogaritjeve janë në nivelin 84.8%.

Ministrja Ibrahimaj po ashtu u shpreh se eksportet në bujqësi dhe sektorin e energjisë janë rritur ndjeshëm.



“84.8% janë eksportet të shërbimeve. Pesha më e madhe e eksporteve lidhen me shërbimet, janë shërbime të lidhura me turizmin dhe numrat e turistëve të huajë kanë ardhur duke u rritur, ndërsa në 2025 ishin mbi 12 milionë turistë që erdhën në Shqipëri.

Eksportet e mallrave janë në nivelin 15.5%. Eksportet në total gjatë nëntëmujorit të 2025 janë rritur me 6.26%.Eksportet bujqësore kanë pasur rritje të lehtë, Për 12 muaj e parë, eksportet e energjisë elektrike janë rritur me 6.8%”, tha ajo.

Të dhënat sipas grafikut: 

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!