Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Trabzon, “allishverish” me Muçin/ Deri në fund të majit duhet të paguhen 1.5 ose 2 milionë euro

schedule14:34 - 22 Janar, 2026

schedule 14:34 - 22 Janar, 2026

Ajo që ndodh jashtë fushe është e kundërt me paraqitjet e tij. Ernest Muçi është padyshim njëri nga lojtarët më të mirë të momentit në Superligën e Turqisë, dhe numri 1 tek skuadra e tij, por Trabzonspor po përpiqet të luajë një lojë të ndërlikuar për të ardhmen e tij.

Mediat turke raportojnë se presidenti i klubit, Ertugrul Dogan, është i gatshëm t’i plotësojë dëshirën trajnerit Fatih Teke, që dëshiron ta mbajë shqiptarin, por nga ana tjetër shqetësohet për financat e klubit.

Klauzolat e kontratës me Beshiktashin janë për 8.5 milionë euro për kartonin e Muçit, dhe Trabzon i ka paguar një milionë që në momentin e huazimit. Gjithsesi, numri 1 I klubit nuk dëshiron të japë më shumë se 5 milionë euro të tjera.



Priten bisedime, ndërsa e ardhmja e yllit kuqezi është ende në ajër. Përtej shpenzimeve të tjera, futbollisti i kombëtares merr edhe një rrogë të rëndësishme prej 1.8 milionë eurosh, që është barrë jo e vogël.

Po ashtu, spekullohet që Dogan dyshon nëse shqiptari mund të luajë në nivele të tilla nëse në stol do të jetë një trajner tjetër. Ndërkaq, lajmet janë që ka interesim edhe nga klube të tjerë për Muçin.

Nuk konkretizohet emri, por komentohet që presidenti i Trabzonsporit mund të bëjë një biznes me kartonin e lojtarit tiranas, pra ta marrë më lirë dhe ta shesë më shtrenjt për të shlyer borxhet e klubit.

A ekziston mundësia që lojtari ofensiv të kthehet tek Beshiktashi? Trajneri i sotëm i stambollinjve Sergen Jalçin thotë se nuk e do në ekip, por ai vetë është në rrezik që të shkarkohet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!