Kryeministri Edi Rama ka ndarë foto nga ecuria e punimeve në kantierin Tiranë-Durrës.
Ecuria e punimeve ka arritur në masën 86%. Kanë përfunduar punimet për shtresën e binderit pothuajse në të gjithë gjatësinë e projektit.
Në nyjen e Laknasit janë kryer punimet e pilotimit. Në nyjen e Kasharit janë kryer punimet për realizimin e pilotave
Ndërkohë që po vijojnë punimet, për përfundimin e ndërhyrjeve tek Ura mbi Lanë; për ndërtimin e segmentit nga mbikalimi i Kasharit deri tek Ura e Limuthit, ku kanë nisur edhe punimet për zgjerimin e trupit të rrugës.
Punimet po vijojnë sipas grafikut të punimeve, me fokus përmirësimin e infrastrukturës dhe rritjen e sigurisë rrugore.


