PD denoncon mbylljen e shkollave: Krim korruptiv që po përpiqet të fshihet

schedule13:53 - 23 Dhjetor, 2019

schedule 13:53 - 23 Dhjetor, 2019

Partia Demokratike ka denoncuar mbylljen e shkollave si pasojë e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Boçi është shprehur për mediat se kjo vepër është një krim korruptiv që po përpiqet të fshihet, kjo shkollë është rikonstruktuar para një viti më një bujë të madhe.

Denoncimi u bë nga shkolla “Samir Frashëri” nga përfaqësuesi e PD Luçiano Boçi.

“Kjo shkollë është rikonstruktuar  para një viti ku vet kryetari i bashkisë ka garantuar për sigurinë.  Por në këtë shkollë nuk ka siguri as për nxënësit dhe as për prindërit. Madje mungon transparenca e dokumentacionit që duhet të paraqesë bashkia. Sot ndërtesa është e rrënuar dhe e pa frekuentuar nga nxënësit  dhe mësuesit”, u shpreh Boçi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!