Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin “Milot-Rrëshen”, ku për pasojë kanë mbetur të dëmtuar dy persona.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:35. Sipas të dhënave paraprake, një shtetas kosovar, 25 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte, duke dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe një pasagjer. Të dy janë transportuar për ndihmë mjekësore dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e aksidentit./abcnews.al


