Gjatë qëndrimit të tij në Mitrovicë në kuadër të vizitës dy ditore në Kosovë, presidenti serb Aleksandër Vuçiç u ka bërë apel serbëve të qëndrojnë në vend dhe të luftojnë krimin në veri.
Presidenti serb Aleksandër Vuçic gjatë qëndrimit në Manastir, në Mitrovicë u dërgoi tre mesazhe serbëve: Të qëndrojnë në Kosovë,të luftojnë krimin në veri, dhe të investojnë për sigurinë e tyre.
“Serbët duhet të qëndrojnë dhe të mbijetojnë në Kosovë ndërsa shteti i Serbisë duhet të vazhdojë t’i ndihmojë, kjo për të siguruar zhvillimin e tyre ekonomik . Unë erdha për t’u treguar shqiptarëve se Serbia jo vetëm që dëshiron paqe, por do të bëjmë çmos për ta ruajtur atë dhe për të zgjidhur mosmarrëveshjet. Jam për të siguruar qëndrueshmërinë e paqes dhe sigurisë për çdo familje serbe dhe shqiptare”.
Kreu i shtetit serb shoqërohet nga drejtori i ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriç, vizitoi manastirin e Banjskas.
Në manastirin e Banjskës, presidenti serb u prit nga qytetarët dhe Priftëria e Manastirit me peshkopin Teodosio. Vuçiç me eskortën e tij, hynë në territorin e Kosovës përmes kufirit të Jarinjes.
Vizita e Vuçiç ndodh në një klimë të tensionuar për sa i përket marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Dialogu në Bruksel është ndërpresë me kërkesën e Serbisë deri në zbardhjen e vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanovic.
Për hetimet rreth kësaj vrasjeje Vuçiç premtoi shkëmbim informacionesh me autoritetet kosovare
“Ne do të shkëmbejmë informacione, por nuk do të presim lajme, për rezultatet përfundimtare të hetimit, nëse kjo nuk do të ndodhë, atëherë shumë prej nesh do të jenë më të qartë”.
Ai gjithashtu iu drejtua serbëve të pranishëm duke thënë se nuk duhet të jenë më pak në territorin ku kanë jetuar gjithmonë, dhe për këtë arsye shteti i tij do të luftonte në të gjitha mënyrat./abcnews.al