Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Fatura e “bashkimit në diversitet”/ SPAK heton fondet e Rithemelimit, por denoncimi erdhi nga Bardhi

schedule11:30 - 13 Janar, 2026

schedule 11:30 - 13 Janar, 2026

Fatura e bashkimit më e kripur se e Rithemelimit. Beteja e dikurshme me Gaz Bardhin për vulën, po i kthehet bumerang Sali Berishës.  Çdo ditë, organizatorët e Kuvendit të 11 dhjetorit po thirren nga SPAK, për shkak, të kallëzimit të Bardhit 4 vite më parë.

Këlliçi dje dhe Hoxha sot u morën në pyetje nga prokurori i SPAK, Arben Kraja pas kallëzimit të Bardhit për falsifikim vulash. Një vepër penale që dënohet me 3 vite burg, ndërsa në bashkëpunim 5 muaj deri në 4 vite burg. Si rrjedhojë e kësaj vepre penale vjen financimi i paligjshëm i atij Kuvendi, që parapriu marrjen e logos, vulës dhe Partise Demokratike nga doktori.

Autori i kallëzimit, Bardhi ka vendosur të heshtë. Dje nuk doli ne Foltore, kurse sot nuk shkoi as në PD. Por 4 vite më parë, i njëjti Bardhi, ishte më i zëshmi për të kërkuar transparencë dhe shpenzimet dhe financuesit e 11 dhjetorit.



“Ftoj ti kërkoni z.Berisha, që ju premtoi që shpenzimet dhe faturat e mitingut luksoz të 11 dhjetorit do ishin publike për opinionin. Madje do informonte qytetarët se kush ishin financuesit e mitingut luksoz të 11 dhjetorit”,- shprehej Bardhi më 6 janar të 5 viteve më parë.

Por disa muaj me pas, Bardhi qartësoi shënjestrën e tij. Doktori nuk ishte më z.Berisha, por Babi i Zenit.

Sot janë bashkë nën atë vulë, por e vetmja strehë reale e Bardhit kanë mbetur disa zyrtarë dytësore ndërkombëtarë, kurse Berisha këtë të martë nuk kishte strehë ku të futej, madje për të dhënë sqarime nuk doli as në konferencën e përditshme për shtyp me gazetarët.

Prej kallëzimit, drejtuesit e tij besnikë kanë zënë radhë në SPAK, dhe doktori s’di më si të justifikohet, kurse Bardhi sheh si i hapet rruga para për drejtimin e PD, sigurisht me një problem moral me demokratët./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!