Nuk dihet nëse ndihet aq I kënaqur sa të lerë prapa dëshpërimin. Kristiano Ronaldo hodhi edhe një tjetër hap drejt realizimit të objektivit të tij madhor, arritjes së 1 000 golave në karrierë, por njëkohësisht pësoi një disfatë shumë të rëndë në Ligën Profesioniste Saudite.
Veterani që mbush 41 vjeç në 5 shkurt, I dha epërsinë 1-0 skuadrës së tij, Al Nasr, në përballjen me rivalin kryesor për titull, Al Hilal. Ishte minuta e 42-të, por ajo që ndodhi më pas shkaktoi pikëllim për legjendën portugeze, por edhe zemërim.
Al Hilal, rekordmeni I titujve në Arabinë Saudite me 21 të fituar, barazoi në 57’ me penallti të kthyer në gol nga Salem Aldausari. Më pas, Al Nasr mbeti me 10 vetë pasi portieri Alakidi u përjashtua me karton të kuq për agresion, dhe humbja u bë e pashmangshme.
Kano kaloi në epërsi vendasit 9’ para fundit, dhe Ronaldo e pa pjesën tjetër të ndeshjes nga stoli, i zëvendësuar. Kur Ruben Nevesh realizoi për 3-1 sërish me penallti, Kristiano bëri një gjest shumë domethënës akuzues për arbitrin francez, Leteksie, që dha dy 11-metërsha dhe përjashtoi portierin me të kuq.
A thua vërtet, superylli portugez po vidhet? Polemikat janë të shumta, ndërsa ekipi I CR7-ës ka mbetur 7 pikë prapa kreut në Ligën Profesioniste Saudite, pasi Al Hilal ka 38 pikë, ndaj të Al Nasrit.
Frika është se Ronaldo mund të mbetet sërish pa trofe në Arabi, ndërsa për të arritur 1 000 golat i duhen edhe 41./abcnews.al


